Një stinor që nisi me 14 fitore rresht në kampionatin vendor, po përfundon në mënyrë katastrofale për Paris Saint-Germainin, shkruan AP.
Derisa titulli i ligës së Francës është siguruar, një numër i gabimeve individuale, mbrojtja e dobët nga pozitat standarde dhe mungesa e vendosmërisë kanë bërë që Parisi të fitojë vetëm një nga gjashtë ndeshjet e fundit dhe ka pranuar 16 gola, përfshirë 11 në tri humbje rresht si mysafir.
"Ne jemi duke bërë gabime individuale dhe kjo të mëdha. Jemi mësuar të jemi skuadra më e mirë", ka thënë trajneri i Parisit, Thomas Tuchel, përcjell Koha Ditore.
I angazhuar për të sjellë trofeun e Ligës së Kampionëve në klub, Tuchel e gjen veten tash në një krizë në kampionatin vendor. Lille shënoi pesë herë ndaj Parisit, ndërsa Montpellier fitoi 3:2 të martën, kurse Nantesi më herët ia shënoi tre gola. Rennesi u rikthye nga disavantazhi prej dy golave dhe e fitoi finalen e Kupës së Francës pas penalltive ndaj Parisit.
Në asnjë moment në tetë vjet qëkur investuesit nga Katari kanë marrë drejtimin e klubit, Parisi nuk ka qenë në një seri kaq të keqe....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)