Një lëshim në Lojërat Dimërore Olimpike nuk zgjatë më shumë se dy minuta, por kërkon një jetë përgatitje. Skitarja amerikane, 33-vjeçarja Lindsey Vonn nuk po ia lë asgjë rastësisë për muajin tjetër në LOD "Pyeongchang 2018".
Ajo është rikuperuar tri herë nga dëmtimi i rëndë dhe për Vonnin kjo do të jetë pjesëmarrja e katërt në Lojërat Olimpike Dimërore. Ajo ka fituar medaljen e artë në lëshim gjatë LOD "Vancouver 2010", përcjell Koha Ditore shkrimin e CNN.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Jam përgatitur mirë dhe përgatitjet me stafin i kemi shikuar nga çdo kënd. Pra, jemi siguruar se jam maksimalisht e përgatitur për Pyeongchang", ka pranuar Vonn.
Stërvitjet në tokë të thatë
Një pjesë e rëndësishme e përgatitjeve të Vonnit, zhvillohet në tokë të thatë, larg nga shpatet me borë. Gjatë muajve të verës, amerikania zgjohet herët për të stërvitur gjashtë orë në ditë. Ajo ka vetëm një ditë pushimi gjatë javës, kurse një pjesë të madhe të stërvitjeve i bën në palestër me trajnerin Alex Bunt....(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).