Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sterlingu drejt kampionatit italian

Sulmuesi i Anglisë, Raheem Sterling, ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Serie A. “Gazzetta dello Sport” ka shkruar të martën se Sterling i është ofruar Milanit, ekip që së shpejti do të futet në pronësi të kompanisë “Investcorp”.

Mësohet se Sterling ka kërkuar largimin nga Manchester City për shkak të raporteve të këqija me trajnerin Pep Guardiolas dhe është i gatshëm të transferohet në Itali. Ai po ashtu ka refuzuar edhe rinovimin e kontratës me ekipin anglez që i skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Sterling ka 14 gola e shtatë asistime në 40 ndeshje të luajtura këtë sezon te City.