Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sterling ëndërron largimin nga City e Anglia

Raheem Sterling është i hapur ta lërë Manchester Cityn për një skuadër ku mund të luajë rregullisht dhe ka thënë se ëndërron largimin nga Anglia.

Sulmuesi i krahut, i cili ishte titullar në Kampionatin Evropian për Anglinë që zuri vendin e dytë, nuk po llogaritet i pazëvendësueshëm për trajnerin Pep Guardiola. Ai ka luajtur si titullar në vetëm dy nga shtatë ndeshje të Cityt që synon ta mbrojë titullin. Në po ato dy ndeshje, City lëshoi pikë.

“Nëse do të kishte mundësi të shkoja diku tjetër, do të isha i hapur në këtë periudhë. Futbolli është gjëja më e rëndësishme për mua”, ka thënë Sterling të enjten në një ngjarje virtuale që kishte të bënte me sportin.

“Si lojtar anglez, gjithçka që unë di është Premier League dhe gjithmonë kam menduar se një ditë dua të luajë jashtë vendit e të ballafaqohem me atë sfidë”, shtoi Sterling.

“Duhet t’i mësojë disa gjuhë. Më pëlqen frëngjishtja dhe spanjishtja”, përfundoi Sterling.

Sterling është akademi e skuadrës Queens Park Rangers në Londër, ndërsa iu bashkua Cityt në vitin 2015 nga Liverpooli për 49 milionë funte.

Artikuj të ngjashëm