Ish-futbollisti dhe trajneri Faruk Statovci ka thënë se është e pakuptimtë që klubet kosovare po i kërkojnë titullin e kampionit vetëm trajnerëve nga Kosova, por jo edhe atyre nga Shqipëria. Ai ka përmendur rastin e Mirel Josës te Prishtina e Gentian Mezanit te Gjilanit.
“Nuk jam lokalist, pasi sporti nuk njeh lokalizëm. Por si ka mundësi klubi në Kosovë nuk i kërkon trajnerit nga Shqipëria titullin, por vetëm, atij nga Kosova. Pse nuk ia kanë kërkuar Mirel Josës titullin. Ai s’ka bërë gjë, as lojë as gjë. Pse s’po i kërkohet trajnerit të Gjilanit. Pse i kërkohet një profesionisti që duhet punuar, siç është Armendi. Cili trajner i Kosovës shkon të punojë jashtë kufijve tanë. Nëse bjen trajner dhe lojtarë që kanë cilësi jemi në rregull. Nëse bien një trajner të mirë atëherë krejt e shohim atë. Por që e bjen një trajner nivel më të ulët se Armendi, karrierë më të ulët, atëherë është e pakuptimtë. Nuk po them për Zekerija Ramadanin, kam raporte të mira me të. Po flas në përgjithësi. Nëse sjellim trajner e lojtarë nga jashtë, atëherë duhet të jenë më kualitativ. Pasi nëse sjellë në nivel ,më të ulët e paguan shumë më shumë atëherë është joprofesionale”, ka thënë Statovci për Sportin Total në KTV.