Trajneri portugez nuk është më pjesë e “Djajve të Kuqë”.
Manchester Unitedi ka njoftuar sot se ka ndërprerë bashkëpunimin me Jose Mourinhon.
Rezultatet shumë të dobëta të skuadrës këtë stinor dhe marrëdhëniet e tij të tensionuara me lojtarët, kanë bërë që drejtuesit e United të vendosin për largimin e Mourinhos, shkruan ksp.
Disa statistika të përmbledhura brenda këtij stinori tregojnë që Unitedi nën drejtimin e Mourinhos, ka zhvilluar njërin nga sezonet më të dobëta në histori të klubit.
- Manchester Unitedi ka grumbulluar vetëm 26 pikë në 17 ndeshje, që njëherësh është starti më i dobët në 28 vitet e fundit.
- Gjatë tërë sezonit të shkuar Unitedi kishte pranuar 28 gola, kurse në këtë stinor ata kanë pranuar 29 gola në 17 ndeshje.
- Njëherësh ky është numri më i madh i golave që Unitedi ka pranuar deri në këtë fazë të sezonit, për herë të parë që nga edicioni i largët 1962-63.