“I çmendur” ishte përshkrimi i Jurgen Kloppit. Roy Keane tha “i shkëlqyer” në mesin e atyre që e vlerësojnë lartë talentin e Trent-Alexander Arnoldit, mbrojtësit të krahut të djathtë të Liverpoolit. Edhe të tjerët flasin me superlativa kur në pyetje është mbrojtësi anglez.
Askush në histori të Premier Leagues nuk ka dhuruar paraqitje më të mira sesa ai në 150 ndeshje të elitës së futbollit anglez.
Arnold debutoi me ekipin e parë në vitin 2016 si zëvendësues kundër skuadrës Middlesbrough.
Ai deri tani ka krijuar 300 shanse për gol për bashkëlojtarët, ndërsa ka dhuruar 279 pasime të sakta nga krahu i djathtë.
Përderisa statistikat janë të rëndësishme, duhet përmendur se Alexander-Arnold luan futboll fitues, duke marrë 105 fitore nga 150 ndeshje në total.
Edhe në fazën defensive ai është thuajse i përkryer. Në 50 ndeshje kur ai ka qenë i pranishëm, Liverpooli nuk ka pranuar gol.
E në gjithë 150 ndeshjet e luajtura, Liverpooli ka pësuar gol nga gabimet e tij, vetëm në dy raste.
Alexander-Arnold deri tani ka shënuar 10-të gola dhe ka asistuar 43 herë.