Stadiumi tek i cili i mbajnë shpresat skuadrat kosovare të futbollit, të shtunën ishte arenë e një ndeshjeje tjetër kampionale, asaj mes Trepçës e Prishtinës.
Bëhet fjalë për stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, renovimi i të cilit me kohë do të kushtëzojë paraqitjen e skuadrave kosovare të futbollit në kualifikime për Ligën e Kampionëve dhe për Ligën e Evropës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQindra shikuesit që ishin në stadium kanë mundur sërish të vërejnë gjendjen jo të mirë të këtij objekti. Sikur gjendja e keqe të mos mjaftonte shikuesit rrugës për në stadium kanë mundur të ndalen pak nga një mur i depove të stadiumit që ishte rrëzuar dhe kishte rënë në rrugë.
Muri i vënë gjatë renovimit të stadiumit në fillim të vitit 2014, ishte rrëzuar nga era e fortë dhe kur ndeshja mes Trepçës e Prishtinës po niste, ai po largohej nga një mjet punues i një kompanie komunale. Në kohën kur fillimi i punimeve vlerësohet prioritet mbi prioritete, stadiumi vetëm po vazhdon të rrënohet... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
