Pas një bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Drenasit dhe KEDS-it, është arritur vendosja e trafos së veçantë në stadiumin sintetik, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Vendosja e kësaj trafoje ka qenë shumë e nevojshme dhe kërkesë e kahmotshme e Komunës dhe financuesit, BE-së. Gjatë vendosjes së trafos prezent ishte nënkryetari i komunë, Gani Syla, drejtoresha e Kulturës, Rinisë e Sporteve, Flutura Avdiu dhe përfaqësuesit e KEDS-it”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.



Artikuj të ngjashëm