Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

St Joseph’s tallet me deklaratën e presidentit të Prishtinës

Prishtina dje është mundur 2 me 0 nga St Joseph’s në ndeshjen e dytë e cila u zhvilluar në Gjibraltar.

Kjo humbje djelmoshave të Mirel Joses iu kushtoi me diskualifikim nga kualifikimet për në Evropa Ligë.

Drejtuesit e Prishtinës përkatësisht kryetari, Remzi Ejupi ditë më parë kishte deklaruar se beson furishëm në kualifikim dhe mendja e tyre është vetëm në ndeshjen ndaj Rangersit.

Mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi ata u eliminuan pikërisht nga ekipi i vendit të tretë në Gjibraltar.

Faqja zyrtare e St Joseph’s në rrjetin social Facebook, është tallur deklaratat e Remzi Ejupit, duke e falënderuar atë për motivimin e dhënë para ndeshjes./kp

Artikuj të ngjashëm