Prishtina e ka humbur me rezultat zyrtar, 3:0, ndeshjen ndaj skuadrës nga Gjibraltari, Lincoln. Kjo ndeshje ishte anuluar dy herë për shkak të rasteve pozitive me COVID-19 te skuadra prishtinase.
Prishtina dy herë udhëtoi për në Gjibraltar, por pa ia dalë të luajë ndeshjen. Ndeshja ishte e vlefshme për raundin parakualifikues të Ligës së Evropës.
Prishtina të hënën pasdite pranoi vendimin e UEFA-s dhe për këtë njoftoi përmes faqes zyrtare. Në rastin e parë te Prishtina ishin tetë raste me COVID-19, pas testimit të bërë në Gjibraltar. Skuadra u kthye në Kosovë pa luajtur ndeshje. U formua shpejtë një skuadër tjetër, me lojtarë të huazuar nga klubet tjera të Superligës. Prapë tetë lojtarë dolën me koronavirus dhe ndeshja nuk u luajt. Ka pasur shumë zhvillime, kryesisht larg opinionit, për këto dy udhëtime. Dhe ashtu si pritej Prishtina u eliminua me vendim zyrtar të UEFA-s.
Lexoni edhe: Lojtarët e Prishtinës që në Gjibraltar rezultuan pozitivë, në Kosovë dalin negativë
-
Prishtina deshi të luante në Ligën e Evropës me futbollist që rezultoi pozitiv për COVID-19 dhe pa zëvendësime
-
“Rasti Prishtina” nxit dyshime mbi saktësinë e testeve për COVID-19 në Gjibraltar
-
Vendimet e UEFA-s për Dritën e Prishtinën, goditje e madhe për futbollin kosovar
-
Lojtarët e Prishtinës që në Gjibraltar rezultuan pozitivë, në Kosovë dalin negativë
-
Prishtina dorëzon lëndën në UEFA, pret vendimin e saj