Të dielën, skuadra e Prishtinës ka ritestuar tetë futbollistët e dalë pozitivë në Gjibraltar dhe nëjtë si para nisjes, futbollistët kanë rezultuar negativë.
Tash klubi ka dorëëzuar faktet pranë UEFA-s dhe është në pritje të vendimit.
Ndeshja ndaj Lincolnit në Gjibraltar në kuadër të fazës parakualifikuese të Ligës së Evropës, nuk u zhvillua në dy raste, pasi autoritetet e këtij vendi nuk lejuan.
Herën e parë, Prishtina udhëtoi me ekipin e saj, por pasi disa futbollistë rezultuan pozitivë, ndeshja nuk u luajt. Më Pas, UEFA ia dha edhe një mundësi Prishtinës, por me ekip tjetër, duke mbledhur lojtarë nëpër skuadrat tjera kosovare. Termini i dytë ishte të shtunën, por as në të nuk u zhvillua ndeshja për shkak të rasteve pozitive në COVID-19. Të njëjtit lojtarë, sipas klubit Prishtina, pas kthimit në Kosovë kanë rezultuar negativë.
“FC Prishtina ka dorëzuar tërë materialin e saj të provave me ndihmën edhe të avokatëve sportivë evropianë. Klubi është në pritje të vendimit që do të marrë Komisioni i Etikës dhe Disiplinës pranë UEFA-s. Duhet theksuar se nuk është vetëm rasti i Prishtinës që po shqyrtohet, në situatë identike ndodhet edhe skuadra më e madhe sllovake, Slovan Bratislava pas dy herëve të anulimit të ndeshjes në Ishujt Faroe. FC Prishtina vazhdon të besojë se çdo vendim i UEFA-s do të jetë i drejtë”, thuhet në njoftimin e Prishtinës të hënë.
-
Prishtina dorëzon lëndën në UEFA, pret vendimin e saj
-
Prishtina deshi të luante në Ligën e Evropës me futbollist që rezultoi pozitiv për COVID-19 dhe pa zëvendësime
-
Tetë futbollistë të Prishtinës pozitivë me COVID-19, UEFA merr vendim së shpejti
-
“Rasti Prishtina” nxit dyshime mbi saktësinë e testeve për COVID-19 në Gjibraltar
-
Prishtina humb me rezultat zyrtar ndeshjen me Lincolnin