Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

St. Galleni befason Zuerichun

St. Gallen ka shënuar fitore të rëndësishme të shtunën në udhëtim, duke e mposhtur liderin Zuerichun me rezultatin 2:0.

Te Zuerichu ndeshjen e kompletuan Fidan Aliti, Blerim Xhemaili dhe Mirlind Kryeziu. Te St Galleni Bastien Toma u inkuadrua në lojë në minutën 72-të.

Gola për St Gallenin u shënuan nga Matej Maglica në minutën e shtatë dhe Julian Von Moos në minutën e 34-t.

Zuerichu pas 26 ndeshjeve në elitën e futbollit zviceran është lider me 59 pikë.

St Galleni renditet në vendin e gjashtë me 34 pikë.

Artikuj të ngjashëm