Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sportistët e mëdhenj që shpërthyen në skenën politike

Ditë më parë ylli i kriketit Imran Khan fitoi në zgjedhjet e përgjithshme në Pakistan. Ai shfrytëzoi famën që krijoi si lojtar për të mbledhur vota dhe ia doli. Por nuk është i pari ndër sportistë që ka ndjekur këtë rrugë.

Khan, 65-vjeçar, më 1996, pak pasi u pensionua nga sporti u fut në ujërat e politikës. Pas 16 vjetëve madhështore në kriket ku ishte edhe kapiten i Pakistanit, Khan vendosi të bëhet politikan, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”.

Mirëpo edhe në karrierën e tij të re iu deshën shumë vjet për ta bindur popullin se është kandidat serioz dhe shumë i fuqishëm për skenën politike. Dhe, ja ku është: nga 11 gushti do të marrë detyrën e kryeministrit të vendit. Ai është sportisti i fundit që ka shpërthyer në skenën politike. Të tjerët janë:

George Weah - president i Liberisë

Gjatë karrierës si futbollist, George Weah ka luajtur për ekipet më të mëdha të Evropës si PSG, Milan, Chelsea e Manchester City.

Arsene Wengeri ishte i pari që e solli në Evropë, pasi Weah në vitin 1998 iu bashkua Monacos. Weah vlerësohet si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave në Afrikë, pasi ka fituar tituj kampioni në Serie A e Ligue 1.

Gjithashtu ai e ka fituar edhe “Topin e Artë” si futbollisti më i mirë në botë, duke u bërë afrikani i parë me këtë çmim. Por pas përfundimit të karrierës si futbollit, Weah në vitin 2003 iu fut politikës. Vitin e shkuar ai u zgjodh president i Liberisë, pasi i fitoi zgjedhjet presidenciale duke marrë më shumë se 60 për qind të votave.

Edhe Pacquiao do të garojë për president të Filipineve Sport Pacquiao do të garojë për president të Filipineve

Manny Pacquiao - senator në Filipine

Ka karrierë shumë të suksesshme në boks. Pacquiao ka shkruar historinë e këtij sporti duke u shpallur kampion bote në tetë kategori të ndryshme. Ai në total ka fituar 11 tituj kampioni në botë. Si hero nacional i Filipineve, Pacquaio ka tentuar të bëjë karrierë edhe në basketboll, muzikë dhe aktrim.

Mirëpo me së miri e ka gjetur veten në politikë, profesion që nuk e ka penguar të boksojë. Në qershor të vitit 2016, Pacquiao është zgjedhur senator i Filipineve me mandat gjashtëvjeçar, post të cilin do ta mbajë deri në vitin 2022... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)