Përderisa teleferikët që lidhin qendrën e qytetit Medellin - i dyti më i madhi në Kolumbi - kalojnë sipër lagjeve në kodra, një grup çiklistësh adoleshentë janë mbledhur në njërën anë të rrugës.
Vallejuelos është një lagje në qendër të Medellinit, e njohur për krim dhe numër të madh të papunëve. Por një sport që ndryshe njihet si "çiklizmi me gravitet" po i ndihmon disa të rinj që të shpëtojnë nga problemet e përditshme në këtë lagje, transmeton Koha Ditore shkrimin e The Guardian.
Siç sugjeron edhe emri i këtij sporti, çiklizmi me gravitet, do të thotë se këtu përfshihet lëshimi me biçikletë në rrugë të pjerrëta. Entuziastët e këtij sporti marrin vetëm boshtin e një biçiklete të zakonshme dhe pastaj e modifikojnë enkas për këtë sport.
Arsyeja për këtë është se ata dëshirojnë ta përmirësojnë shpejtësinë gjatë zbritjes që, sipas tyre, mund të arrijë deri në 80 kilometra në orë. Ata nuk kanë nevojë të pedalojnë gjatë lëshimit për shkak të pjerrtësisë së madhe të rrugëve, ndërsa kur ngjiten lart garuesit ngjiten duke u kapur pas kamionëve që kalojnë këtë rrugë.
Estiven Hurtado është shumë i dhënë pas këtij sporti dhe është njëri prej më të popullarizuarve në lagjen “Vallejuelos”, në të cilën edhe jeton. Ai nuk njihet vetëm si entuziasti më i madh, por edhe kampioni i padiskutueshëm i sportit të popullarizuar nëpër lagjet e varfra të Kolumbisë.
"Ne jetojmë këtu për këtë sport. Ky sport në lagjen tonë është traditë", shpjegon Hurtado, derisa tregon biçikletën e tij të modifikuar që mahnit me një fotografi të Pablo Escobarit të ngjitur në të.
Edhe
Hipopotamët e Pablo Escobarit përçajnë Kolumbinë
Në fakt, Escobari është djali famëkeq i Medellinit, por që adhurohet nga banorët e këtij qyteti.
"Ky sport është një mënyrë e jetesës për të gjithë të rinjtë që jetojnë nëpër lagjet e qyteteve që gjenden nëpër kodra. Sport më të popullarizuar se ky për këto zona nuk ka në Kolumbi", thotë Hurtado...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)