Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sportet ekipore ankohen për proces jo të drejtë të kategorizimit

Federatat sportive të Kosovës kanë edhe katër ditë kohë për plotësimin e formularëve, të cilët do të shërbejnë më pas për kategorizimin e sporteve, të pritur me vite.

Kategorizimi po shkon nëpërmjet Komitetit Olimpik të Kosovës dhe po përcillet me shumë pakënaqësi, shkruan sot Koha Ditore.

Janë federatat e sporteve kolektive që kanë shprehur mospajtime me kriteret e vendosura, nëpërmjet të cilave do të bëhet rangimi.

Këto federata, ku bëjnë pjesë ajo e Futbollit, Basketbollit, Hendbollit dhe Volejbollit, i vlerësojnë kriteret si të favorshme vetëm për sportet individuale. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).