Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit pritet të bëjë ndryshime në Rregulloren për kategorizimin e sporteve, shkruan sot Koha Ditore.
Ndryshimin në Rregullore e ka kërkuar Komisioni pranë Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), që përbëhet nga Agron Kuka, Gazmend Maxhuni, Shasivar Haxhijaj, Shqipe Zogiani dhe Kushtrim Krasniqi. Ky komision ka vlerësuar se kriteret e Rregullores nuk janë të favorshme për sportet ekipore.
Në fakt ende pa përfunduar procesi i dorëzimit të formularëve për aplikim, ishin federatat e sporteve kolektive që shprehën mospajtime me kriteret e vendosura, nëpërmjet të cilave do të bëhet rangimi.
Këto federata, ku bëjnë pjesë Federata e Futbollit, Basketbollit, Hendbollit dhe Volejbollit, vlerësuan kriteret si të favorshme vetëm për sportet individuale.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
-
Rregullorja për kategorizim do të zbutet për të kënaqur federatat e mëdha
-
KOK-u e vlerëson real kategorizimin e sporteve
-
Federatat i fryjnë listat me klube e sportistë për të fituar pikë në procesin e kategorizimit
-
Sportet ekipore ankohen për proces jo të drejtë të kategorizimit
-
FFK-ja e FBK-ja shtohen në kategorinë A, por mbesin prapa katër federatave të tjera