Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) është e para që ka dorëzuar aplikacionin për kategorizim në Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK).
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit për t'u kategorizuar, federatat do ta kenë deri më 10 janar, kanë njoftuar të hënën për gazetën Koha Ditore nga KOK-u.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë bazë të rezultateve të arritura gjatë vitit 2018, Federatat do të kategorizohen dhe në bazë të kategorizimeve do të marrin edhe subvencionet nga shteti.
Janë katër kategori: A, B, C, D. Në rregulloren për kategorizim të sporteve dhe sportistëve për vitin 2019 janë bërë disa ndryshime, që favorizojnë më shumë federatat kolektive. Zyrtarë të sporteve kolektive patën reagime të shumta për rregulloren e vjetër, meqë vlerësonin se kriteret favorizonin më shumë sportet individuale.