Të dielën do të zhvillohet derbi ndërmjet Marseilles dhe Paris Saint-Germainit, dy skuadrave që prijnë në tabelën e elitës së futbollit francez.
PSG-ja ka zhvilluar stërvitjen e fundit në “Parkun e Princave” të premten mbrëma, ndërsa një numër i madh i tifozëve kanë përkrahur lojtarët në seancën stërvitore.
35 mijë tifozë parisienë ishin të pranishëm në stadium dhe me mesazhe përkrahëse e me këngë të ndryshme, kanë përkrahur lojtarët një ditë para derbit.
PSG-ja është lidere me 57 pikë, pesë më shumë se Marseille që zë vendin e dytë.