Është barazuar rezultati i serisë finale ndërmjet KB Bashkimit dhe KB Prishtinës, pas fitores së kësaj të fundit sonte në “Sezai Surroi”.
Në një atmosferë të jashtëzakonshme të krijuar nga dy tifogrupet “Arpagjikët” dhe “Plisat”, ekipi nga kryeqyteti i Kosovës fitoi me rezultat 73-78, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë efikasi në radhët e Prishtinës ishte Mike Moser me 21 pikë, 10 kërcime dhe 3 asistime. Ai u ndihmua nga Jabarie Hinds, i cili shënoi 13 pikë, pati 2 kërcime dhe 2 asistime.
Kurse te Bashkimi më efikasi ishte Justin Black me 22 pikë, 3 kërcime dhe 5 asistime.
Ndeshjen e parë në Prishtinë e kishte fituar Bashkimi me rezultat 66-76, kurse ndeshja e tretë finale do të zhvillohet të premten nga ora 19:00.
Kohavisioni sjell pamjet nga atmosfera si dhe pikët e fundit që u shënuan në këtë përballje, të cilat mund t’i shikoni në videot më poshtë.
Bashkimi - Prishtina by kohanet
Finalja në "Sezai Surroi" by kohanet
Pikët e fundit nga Prishtina në ndeshjen e dytë... by kohanet