Ndeshja e mbetur e xhiros së shtatë të Superligës ndërmjet Bashkimit dhe Pejës është zhvilluar sot.
Kjo ndeshje ishte shtyrë për shkak të angazhimit të skuadrave në garat ndërkombëtare, transmeton Koha.net.
Vendasit fituan derbin e zjarrtë në “Sezai Surroi” me vetëm një pikë diferencë, 78-77.
Në radhët e Bashkimit më efikasi ishte Kayel Locke me 20 pikë, dhe tetë kërcime. Kurse Marko Popoviq shënoi 18 pikë, pati dy kërcime dhe 4 asiste. Mikaile Tmusiq shënoi 17 pikë, pati pesë kërcime dhe 6 asiste.
Kurse te Peja më i miri ishte James Dahlman me 26 pikë, 1 kërcim dhe 3 asiste. Ai u ndihmua nga Alban Veseli me 18 pikë, 10 kërcime dhe 2 asiste.
Artikuj të ngjashëm