Trepça ka arritur të fitojë derbin kryesor të kësaj jave në Superligën e Kosovës në basketboll ndaj Prishtinës.
Nuk mjaftoi koha e rregullt për të ditur fituesin e kësaj ndeshje, pasi koha e rregullt në “Minatori” përfundoi me rezultat 75-75, raporton Koha.net. Dhe vazhdimet ishin edhe më spektakolare pasi Wise i siguroi në sekondat e fundit fitoren Trepçës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRezultati përfundimtar i takimit ishte 84-83.
Jeremy Wise shkëlqeu në radhët e vendasve dhe ishte pikërisht ai që shënoi pikët vendimtare në fund të takimit. Ai në total shënoi 26 pikë, pati 5 kërcime dhe 3 asiste. Ai u ndihmua nga Samir Zekiqi që shënoi 24 pikë, pati katër kërcime dhe 2 asistime.
Kurse në radhët e Prishtinës nga 19 pikë shënoi Drilon Hajrizi që pati edhe nëntë kërcime dhe pesë asistime, kurse Hinds shënoi 18 pikë, pati një kërcim dhe dy asistime.