Sparta e Pragës e ka fituar ndeshjen vendimtare dhe e ka siguruar vazhdimin e garës në Ligën e Konferencës.
Çekët të enjten mbrëma fituan përballë Brondbyt me rezultatin 2:0 në kuadër të Grupit A, në ndeshjen e fundit, në Ligën e Evropës.
Me fitoren e arritur, Sparta e Pragës vazhdon ëndrrën evropiane në Ligën e Konferencës nga vendi i tretë me shtatë pikë. Lë prapa në vendin e fundit Brondbyn me dy pikë.
David Hancko në minutën e 43-të dhe Adam Hlozek në minutën e 49-të shënuan për vendësit. Me të kuq te nikoqiri u ndëshkua Wiesner në minutën e 57-të, kurse Slimane i vizitorëve u përjashtua 15-të minuta para fundit.
Në ndeshjen tjetër të Grupit A, Lyoni që kishte pesë fitore në po aq ndeshje në fazën e grupeve, u ndal në barazim nga Rangersi.
Të dyja skuadrat barazuan 1:1. Scott Wright tre minuta para pushimit kaloi në epërsi mysafirët, kurse Calvin Bassey shënoi autogol për Lyonin. Xherdan Shaqiri luajti titullar te Lyoni dhe u zëvendësua në minutën e 62-të.
Lyoni në vendin e parë ka 16 pikë në 6 ndeshje, kurse Rangersi i dyti avancon me tetë pikë.