Xherdan Shaqiri ishte titullar dhe e kompletoi ndeshjen që Lyoni e fitoi thellë përballë Sparta Pragës.
Të enjten në mbrëmje, francezët fituan përballë çekëve me rezultatin 3:0.
Të tria golat u shënuan në pjesën e dytë.
Islam Slimani dhe Karl Toko Ekambi ishin realizuesit e duelit në minutat 61, 63 dhe 92.
Me këtë fitore, Lyoni kalon tutje në fazën e 16-të skuadrave më të mira të garës së Ligës së Evropës.
Edhe
Shaqiri startues në fitoren e Lyonit në Ligën e Evropës
Francezët e Lyonit nuk dinë për disfatë në nëntë ndeshjet e fundit në shtëpi.
Lyoni e fiton Grupin A me 12 pikë kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar. Sparta Praga dhe Rangersi kanë nga katër pikë, ndërsa në vendin e fundit është Brondby me dy pikë.