Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Spanja vazhdon me nënçmim, “Kosovo” e shkruan me shkronja më të vogla

Qeveria e Spanjës dhe Federata e Futbollit e këtij vendi vazhdojnë të nënçmojnë Kosovën në prag të ndeshjes eliminatore që do të luhet sonte në Sevilla (20:45).

Në posterin e prezantuar nga Federata spanjolle për ndeshjen, me instruksione të Ministrisë së Kulturës dhe Sportit të këtij vendi, emri “Kosovo” është shkruar me shkronja më të vogla se sa ai i Spanjës.

Në fakt, ka ditë që nënçmimi i Spanjës ndaj Kosovës nuk ka të ndalur. Në shumë raste Përfaqësueses së Kosovës mediat dhe federata i janë referuar si Përfaqësuese e Federatës së Futbollit të Kosovës. Ka pasur raste, kur lojtarët kanë shmangur emrin Kosovë, e i janë referuar si rival.

Po ashtu, edhe komentatorëve spanjollë u është dhënë urdhër që gjatë ndeshjes të mos përmendin emrin Kosovë.

Spanja refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës.