Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Spanja në epërsi ndaj Zvicrës me golin e Sarabias

Pjesa e parë e duelit ndërmjet Zvicrës dhe Spanjës, në kuadër të Grupit 2 të Ligës A të Ligës së Kombeve, është mbyllur me epërsi të spanjollëve.

Për Spanjën, realizoi Pablo Sarabia në minutën e 13-të të ndeshjes.

Te Zvicra titullarë janë edhe Granit Xhaka, kapiten dhe Xherdan Shaqiri.

Zvicra në dy ndeshjet e para ka pësuar po aq disfata.