Spanja luajti mbrojtje të fortë në momente të caktuara dhe arriti që në fund të fitojë kundër Turqisë.
Spanjollët të mërkurën fituan përballë turqve 72:69 në ndeshjen e pestë të Grupit A në “Eurobasket 2022”.
Kjo fitore ka bërë që Spanja të përfundojë e para në grup.
Turqia arriti të krijonte seri 9:0 në fillim të çerekut të katërt dhe doli në epërsi me tri pikë, 59:56, por Spanja shpejtë u kthye në lojë dhe e ktheu avantazhin, me pikët e Willy Hernangomezit dhe trepikëshit të Xabi Lopez-Arosteguit.
Lojtari i ndeshjes ishte Willy Hernangomez i Spanjës që shënoi 15 pikë e 7 kërcime.
Erxhan Osmani te Turqia luajti tre minuta e 13-të sekonda, ndërsa e pati vetëm një kërcim.
Artikuj të ngjashëm