Spanja është kthyer te fitorja në shtëpi, duke e mposhtur Gjeorgjinë me rezultatin 4:0
Me ketë fitore spanjollët vazhdojnë rrugëtimin për kualifikimin në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
Në minutën e 14-të, vendasit kaluan në epërsi me golin e shënuar me Jose Gaya.
Nikoqirët golin e dytë e gjetën në minutën e 25-të me Carlos Soler.
Goli i tretë për spanjollët u shënua nga Ferran Torres, me të cilin rezultat u mbyll pjesa e parë.
Edhe
Spanja “e shkatërron” Gjeorgjinë
Në pjesën e dytë Spanja shënoi edhe një herë me Pablo Sarabia për rezultatin final 4:0.
Spanja është e para në Grupin B me 10 pikë nga 5 ndeshje. Suedia është e dyta me 9 pikë nga 3 ndeshje.