Fundori kosovar Kenan Spahiu (Sipahi) është eliminuar nga Eurobasketi. Ai me përfaqësuesen e Turqisë u mposht të dielën në Stamboll, në 1/8 e finales të Kampionatit Evropian të basketbollit nga Spanja (56:73), që mbetet favoritja kryesore për titull.
Spahiu në këtë ndeshje luajti afro 15 minuta, ndërsa shënoi dy pikë e pati dy asistime. Ai ishte basketbollisti i vetëm shqiptar në këtë evropian, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSpanja qysh në çerekun e parë nisi të tregonte dominimin dhe e mbylli me epërsi prej 9 pikësh (19:10). Basketbollistët e Turqisë më pas në dy çerekët e tjerë arritën të mbaheshin dhe madje u futën në çerekun e katërt me vetëm gjashtë pikë disavantazh (49:43). Por kampionia në fuqi e Evropës, Spanja, e mbylli furishëm ndeshjen duke e fituar çerekun e fundit dhe triumfoi me 17 pikë epërsi.
Ricky Ruboi me 15 pikë ishte shënuesi më i mirë në radhët e Spanjës, ndërsa pikë dyshifrore shënuan edhe Pau Gasol e Sergio Rodriguez me nga 11 sosh dhe Marc Gasol me 10.
Te Turqia shënuesi më i mirë ishte Furkan Korkmaz me 20 pikë, ndërsa pikë dyshifrore, saktësisht dhjetë sosh, i shënoi Melih Mahmutoglu.
Spanja në çerekfinale, të martën, do të përballet me Gjermaninë. Kjo e fundit të shtunën triumfoi 84:81 ndaj Francës. Të dielën biletat për në çerekfinale i siguruan edhe Letonia e Serbia. Letonia triumfoi thellë, 100:68 ndaj Malit të Zi dhe në çerekfinale do të ketë përballë të martën Slloveninë. Ndërkohë Serbia e mposhti Hungarinë me shifrat 86:78 dhe të mërkurën do të ndeshet me Italinë.