Trajneri i Interit, Luciano Spalletti ka thënë se mbrojtësi sllovak Milan Skriniar vlenë së paku 100 milionë euro.
“Sa vlenë Skriniar? 100 milionë euro. Po të isha si Barcelona do të ofroja 120 milionë euro dhe do të thoja ‘20 milionë euro i keni bakshish’. Po të isha Real Madridi do të ofroja 140 milionë euro dhe do të thoja ‘40 milionë euro i keni bakshish’”, ka deklaruar Spalletti përcjell “Sky Sport Italia”, transmeton Koha.net.