Sport

Spalletti te Barcelona sheh Interin që e dëshiron

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, pranon se e ka Barcelonën shembull dhe shpreson që Interi i tij të bëhet si ajo në të ardhmen. Interi do ta presë Barcelonën të martën në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Spalletti është në stinorin e tij të dytë tek Interi, një klub që është dukur në transicion të përhershëm që kur fitoi Ligën e Kampionëve, Serie A dhe Kupën e Italisë nën drejtimin e Jose Mourinhos në vitin 2010.

Interi ka fituar shtatë ndeshjet e fundit në Serie A, ndonëse u mposht nga Barcelona në "Camp Nou" dy javë më parë me shifrat 2:0, në ndeshjen e Grupit B të Ligës së Kampionëve.

"Ne gjithmonë kemi thënë se mund të luajmë kundër çdo kundërshtari. Kjo është mundësi për të parë nëse ne vërtet mund të garojmë kundër çdo skuadre. Barcelona paraqet nivelin më të lartë të vështirësisë që ekziston. Barcelona është në atë nivel që ne duam të arrijmë. Barcelona është pikë reference për të gjithë trajnerët", ka thënë Spalletti në konferencën për media të hënën... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)