Interi do ta shesë Ivan Perisiqin vetëm nëse një ofertë e duhur do të vinte në drejtim të klubit, ka konfirmuar trajneri i Interit, Luciano Spalletti.
Kroati është i lidhur me një kalim te Manchester Unitedi, por ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje për shërbimet e tij, transmeton Koha.net.
“Ai është një lojtar fantastik, dhe nëse e ardhmja e tij do të varej nga unë përfundimisht do ta mbaja. Megjithatë, nëse një ofertë e mirë vjen dhe klubi është i kënaqur me paratë, që do të përdoren për të investuar dhe forcuar skuadrën, ai mund të largohet”, është shprehur Spalletti, raporton Goal.
Unitedi është i gatshëm të paguajë 29 milionë euro për shërbimet e tij, por Interi e vlerëson lojtarin me rreth 45 milionë euro.