Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Spalletti nuk e sheh veten larg Napolit

Luciano Spalletti insiston se ai dëshiron të mbetet në krye të Napolit. Ditët e fundit nëpër mediumet italiane është spekuluar se Spalletti do të largohet në fund të këtij edicioni pasi ka dështuar ta mbajë hapin për titullin e kampionit në Serie A.

Megjithatë, Spalletti në konferencën për shtyp të premten ka insistuar se ai do të jetë trajner i Napolit edhe sezonin tjetër dhe se ka kontratë me klubin deri në vitin 2024.

“E ardhmja ime është te Napoli pasi nuk do të largohem. Po ashtu, edhe klubi është i kënaqur me mua dhe kam ende kontratë valide me klubin. Është e rëndësishme që kemi siguruar një vend në Champions që edhe ishte objektiv i klubit prej fillimit”, ka thënë Spalletti.

Kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund të sezonit, Napoli është i treti në tabelë me 67 pikë të mbledhura, shtatë më pak se Milani që është lider në Serie A.

Artikuj të ngjashëm