Luciano Spalletti e ka pranuar se Napoli është në periudhë të rindërtimit të skuadrës, por insiston se Kalidou Koulibaly nuk do të jetë në mesin e futbollistëve që do të largohen. Lorenzo Insigne do të largohet si futbollist i lirë. Ai do t’i bashkohet skuadrës Toronto FC në ligën MLS në SHBA.
Napoli e mbyll sezonin në vendin e tretë dhe është kualifikuar në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër.
Titullin e kampionit e humbi në xhirot e fundit.
“Koulibaly mendoj se nuk është në shitje. Sezonin e kaluar kërcënova se do ta lidh veten te portat nëse ai do të shitej, do ta bëj sërish një gjë të tillë”, ka thënë Spalletti në konferencën për shtyp.