Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Spalletti kërkon përqendrim maksimal ndaj Sampdorias, thotë se janë në nivel të njëjtë

Sonte në orën 20:45 Interi do të presë në “Giuseppe Meazza” skuadrën Sampdorian në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Serie A.

“Nerazzurrët” synojnë t’i kthehen fitores pas barazimit pa gola në takimin e javës së shkuar në transfertë përballë Napolit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Samp ka mundur 5-0 Crotonen gjatë fundjavës duke shkuar vetëm gjashtë pikë larg Interit, duke bërë që Spalletti të paralajmërojë lojtarët e tij.

“Nuk duhet humbim fokusin,” tha trajneri Zikaltër.

Duke folur për mediat, Spalleti iu përgjigj interesit të gazetarëve lidhur me ndeshjen e barazuar nga Inter me Napolin, fundjavën e shkuar.

“Gjëja që më pëlqeu më shumë ishte se u munduam të luanim, por isha me siklet të madh kur zbrisnim shumë poshtë në zonën tonë pasi është shumë e rrezikshme. Duhet të jemi mirë nga minuta e parë e deri tek e fundit. Nuk kemi frikë nga askush, duam të krijojmë një ambient ku mund të japim gjithmonë diçka më shumë për të ecur përpara”.

Sa i takon formacionit, ai tha se mund të ketë rotacion. “Kam parë disa lojtarë të lodhur, por duhet të presim pasi kanë edhe një ditë kohë të rikuperohen”, theksoi Spalleti, transmeton kp.

Zikaltërit do të rikthehen në “San Siro”, atje ku i kanë fituar të katër ndeshjet e luajtura në këtë kampionat. Hera e vetme që Inter ka pësuar në shtëpi ka qenë derbi i fituar 3-2 ndaj Milan.

Ndërkohë, Sampdoria vjen në këtë ndeshje pasi ka fituar 5-0 në fushën e saj kundër Crotone, që i dha mundësinë skuadra nga Genoa të ruajë pikët e plota në shtëpi. Inter dhe Sampdoria janë të vetmet që nuk kanë lënë asnjë pikë para tifozëve vendas. Sampdoria ka vuajtur shumë jashtë fushe, ku ka fituar vetëm 2-1 ndaj Fiorentina, në javën e dytë, dhe herën e fundit që ishte në transfertë u mposht 4-0 në Udine.

Sampdoria i fitoi të dyja ndeshjet e luajtura kundër Inter në sezonin e kaluar, 2-1 në fushën e saj dhe 1-0 jashtë fushe. Ata mund të krenohen me faktin që kanë humbur vetëm 1 nga 5 ndeshjet e luajtura kundër zikaltërve.

Humbja e pësuar në sezonin e kaluar ndaj Sampdoria, ishte e para për Inter në shtëpi ndaj kësaj skuadra, që nga sezoni 1995/96. Ecuria e zikaltërve ishte 11 fitore dhe 6 barazime në 17 ndeshje të luajtura. Pesë nga katër ndeshjet e fundit të kampionatit mes këtyre dy skuadrave i kanë parë të dyja skuadrat duke shënuar gol.