Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Spalletti dëshiron ta ketë në fushë Rrahmanin në vitin 2023

Amir Rrahmani po i kalon disa ditë pushimi në alpet e Zvicrës, por trajneri i Napolit, Luciano Spalletti e dëshiron atë të jetë gati për vitin 2023.

Trajneri italian ka besim të madh te mbrojtësi i Kosovës. Mbrojtësi 28-vjeçar është duke u rikuperuar nga një lëndim që e mbajtur jashtë fushës që nga tetori.

Ai ka nisur stërvitjet, por Spalletti e dëshiron atë ta ketë në fushë që nga dita e parë e vitit të ardhshëm.

Më 4 janar, Napoli e luan derbin kundër Interit.