Trajneri italian Luciano Spalletti ka gjasa të mëdha për ta marrë drejtimin e Përfaqësueses së Kilit. Mediumet kiliane kanë raportuar të hënën se Spalletti ka nisur negociatat me Federatën e Futbollit të Kilit për të zëvendësuar kolumbianin Reinaldo Rueda.
Ky i fundit, ka vendosur të largohet nga Kili për t’u kthyer në vendlindje edhe pse ka kontratë me federatën kiliane.
Spalletti 61-vjeçar, është i gatshëm për të marrë drejtimin e Kilit dhe kjo për italianin do të ishte hera e parë në krye të një përfaqësuesje. Spalletti është i papunë prej muajit maj të vitit 2019 kur u largua nga Interi kurse si trajner ka punuar edhe te Roma, Zeniti, Udinese, Ancona, Venezia, Sampdoria e Empoli.
Artikuj të ngjashëm