Djibril Sow dëshiron të largohet nga Eintracht Frankfurti, ka shkruar “Sky Sport” i Gjermanisë të premten. Kontrata e Sowit me klubin gjerman skadon në vitin 2024, por ai dëshiron të transferohet në Premier League, tek Arsenali i Granit Xhakës.
Sow dhe Xhaka luajnë së bashku edhe te Përfaqësuesja e Zvicrës. Çmimi për mesfushorin Sow është rreth 15 milionë euro. 26-vjeçari është rritur te grupmoshat e Zuerichut, ndërsa më pas u transferua te Moenchengladbachu. Karrierë ka bërë edhe te Yong Boysi, skuadër prej së cilës u transferua te Frankfurti në vitin 2019.
Në 38 ndeshje të këtij sezoni në të gjitha garat, Sow ka shënuar tre gola.