Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Southgate insiston se Maguire është “lojtar fantastik”

Gareth Southgate ka besim të plotë në Harry Maguiren, ndërsa ka shtuar se ai është mbrojtës me dhunti teknike dhe se është shumë i mirë kur e ka topin në posedim.

Pavarësisht se nuk është titullar i rregullt te Manchester Unitedi, përzgjedhësi i Anglisë e ka përkrahur atë.

“Besimi vjen nga paraqitjet herë pas here dhe duhet ditur se të luash për Anglinë është eksperiencë krejtësisht ndryshe nga të tjerat. Lojtarët duhet të jenë në gjendje ta përballojnë këtë. Ata që janë për kohë të gjatë këtu, e dinë se si duhet reaguar. Cilat janë aftësitë e tij? Ai është futbollist fantastik në aspektin teknik me topin. Ai është lider në ekip. Fiziku i tij është i jashtëzakonshëm, duelet në ajër. Nuk e kemi pasur asnjëherë dikë me këtë prezencë fizike”, është shprehur Southgate, shkruan “goal.com” të hënën.

Maguire ka vetëm katër paraqitje në Premier League këtë sezon nën drejtimin e trajnerit Erik ten Hag.