Skuadra e Southamptonit nuk ka arritur më shumë se ta shënojë një gol në humbjen që e pësoi në shtëpi nga Brightoni me shifrat 3:1.
Golin e nderit për Southamptonit në këtë takim e shënoi James Ward-Prowse (73’) në tentimin e dytë nga penalltia. Adam Lallana në minutën e 14-të, e kaloi Brightonin në epërsi përpara se Romain Perraud të shënojë autogol në të 35-tën. Ndërsa, golin e tretë për Brightonin, e shënoi Solly March në fillim të pjesës së dytë.
Me këtë humbje, Southamptoni fundoset edhe më shumë në fund të tabelës me vetëm 12 pikë të mbledhura. Për Southamptonin, kjo ishte humbja e dhjetë këtë edicion.