Trajneri i Southamptonit, Claude Paul, thotë se pret që mbrojtësi Virgil van Dijk të mbetet në klub edhe sezonin e ardhshëm.
Van Dijk po kërkohet nga klubet më të mëdha angleze, por Puel thotë se pret që holandezi të mbetet në skuadër pavarësisht itneresimit të mad.
“Ai është kapiteni jonë. Është i rëndësishëm për ne. Është fantastik. Do të presim deri në fillim të sezonit që ta shohim sërish në fushë. Ka kontratë të gjatë dhe mendoj se drejtuesit duan ta mbajnë”, ka deklaruar ai.
Van Dijk ka pasur 68 paraqitje në të gjitha garat për Southamptonin.