Kampionia e Kosovës në basketboll, KB Prishtina sot (e martë) do të jetë mysafire e Apoel Nicosia në Qipro.
Kjo është ndeshja e katërt në Grupin C të FIBA Europe Cup. Prishtinasit nga tri ndeshje kanë një fitore dhe tre humbje, kurse Apoel ka tri humbje në tri ndeshje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër bardhekaltrit kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të vazhduar në rrethin e ardhshëm të kësaj gare.
Edicionin e kaluar, kryeqytetasit arritën suksesin më të madh në këtë garë, duke hyrë në Top 16.
Kampionët e Kosovës shpresojnë se do të përsëritin këtë sukses edhe në këtë edcion.
Ndeshja Apoel Nicosia-Sigal Prishtina zhvillohet nga ora 17:00 me kohën tone lokale.
Takimin e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave e kishte fituar Prishtina me rezultat 93:74.