Sot, nis xhiroja e 16-të e Superligës së Kosovës në basketboll, me të cilën edhe do të mbyllet ky vit. Prej orës 19:00 në Suharekë, skuadra e Ponte Prizrenit përballet me Pejën.
Ponte Prizreni është vendas dhe po e luan ndeshjen në Suharekë për shkak se palestra “Sezai Surroi” është duke u rinovuar. Në duelin e parë mes këtyre sy skuadrave, Ponte e pati mposhtur Pejën, që prinë në tabelë me 25 pikë.
Në kuadër të kësaj xhiroje, do të luhen edhe tri ndeshje tjera por që zhvillohen ditëve në vazhdim. Të mërkurën, Golden Eagle Ylli e pret Sigal Prishtinën (18:00), ndërsa të enjten do të përballen Vëllaznimi me Rahovecin (19:00) dhe Trepça me Bashkimin (19:00).
Artikuj të ngjashëm