Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Son ia siguron një pikë Tottenhamit ndaj Unitedit

Goli i minutës së 79-të i jugkoreanit Heung-Min Son ia ka siguruar një pikë Tottenhamit në ballafaqimin derbi përballë Manchester Unitedit.

Tottenhami dhe Unitedi të enjten në mbrëmje barazuan me rezultatin 2:2 në ndeshjen që i takoi xhiros së 33-të të Premier Leagues së Anglisë.

Vendësit për herë të parë i drejtoi Ryan Mason, që është trajner i përkohshëm.

Unitedi u duk se do ta merrte fitoren e katërt rresht në Premier League pas golave të shënuar nga Jadon Sancho dhe Marcus Rashford në minutën e shtatë, respektivisht të 44-t.

Pedro Porro ngushtoi epërsinë në minutën e 56-të, kurse Son barazoi shifrat në afër 10-të minuta para fundit të ballafaqimit, kur bashkëveproi me sulmuesin Harry Kane.

Manchester Unitedi mbetet në vendin e katërt me 60 pikë, dy më pak se Newcastle i vendit të tretë.

Tottenhami në pozitën e pestë ka 54 pikë.

Artikuj të ngjashëm