Në 99 ditët e tij si trajner i përkohshëm i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, dha rezultate rekorde, ktheu identitetin e skuadrës, krekosjen dhe largoi atë errësirë që po mbizotëronte nga fundi i epokës së Jose Mourinhos.
Disi, ai edhe e mbajti Manchester Unitedin në garë për të fituar Ligën e Kampionëve, një trofe të cilin e kishte fituar vetë si lojtar.
Kështu që shpejt u bë çështje kur e jo nëse, norvegjezi do ta ketë rastin për të marrë kontratë afatgjate te Manchester Unitedi, një punë të cilën e përshkruan si “të ëndrrave”, shkruan AP, transmeton “Koha Ditore”.
Momenti erdhi të enjten.
Si shpërblim për një periudhë 99 ditëshe që ka kaluar më mirë se që është pritur, Solskjaerit i është dhënë kontratë trevjeçare nga klubi më i madh në Angli.
“Kjo është një punë të cilën gjithmonë e kam ëndërruar. Dhe jam shumë i emocionuar që do ta kem mundësinë ta udhëheq klubin më gjatë dhe shpresoj të sjell suksese, që këta tifozë të mrekullueshëm i meritojnë”, ka thënë Solskjaer.
Hierarkia e Manchester Unitedit pritet të paguajë dëmshpërblim te Molde, skuadër norvegjeze, të cilën e drejtonte Solskjaeri para se ta telefononte Unitedi. Kjo si një frymë e vullnetit të mirë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)