Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sokoli “godet” ekipet kosovare për dështimin në garat evropiane

Foto: Koha

Feronikeli si kampion i Kosovës dhe Prishtina si nënkampione, u paraqitën në garat evropiane dhe kjo ishte hera e tretë që skuadrat kosovare luajnë në arnën ndërkombëtare.

Feronikeli e fitoi turneun para-kualifikues të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur Lincolnin dhe Santa Collomën, por u eliminua nga TNS në rrethin e parë, për të kaluar pastaj në raundin e dytë të Ligës së Evropës, nga e cila u mënjanuan pas dy disfatave nga Sllovan Bratislava.

Në anën tjetër, Prishtina dështoi të kalojë rrethin para-kualifikues të Ligës së Evropës, pasi humbi nga Seint Joseph’si.

Profesori dhe trajneri i futbollit, Bylbyl Sokoli, ka treguar për Sportin në KTV arsyet e eliminimit të ekipeve kosovare. Ai ka thënë se problemi kryesor është mungesa e përgatitjes fizike.

Sipas Sokolit, Feronikeli pati paraqitje të zbehtë në ndeshjen e dytë që u luajt në “Fadil Vokrri” e ku u mposht 2:0 nga Sllovan Bratisllava.

Për ish-trajnerin që ka përvojë në garat me Renovën, eliminimi i Prishtinës qysh në fillim është dështim.

Edhe Mungesa e përvojës në Evropë, kartë e djegur për klubet Sport Mungesa e përvojës në Evropë, kartë e djegur për klubet

Sokoli ka zbuluar se cila skuadër, sipas tij, e ka prezantuar më së miri futbollin e Kosovës deri me tani në arenën ndërkombëtare.

Feronikeli mori pjesë për herë të parë në garat evropiane, ku gjithsej i zhvilloi gjashtë ndeshje, duke arritur 2 fitore, 1 barazim dhe pësoi tri humbje, kurse Prishtina u paraqit për herë të tretë në Ligën e Evropës.