Trajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli është shprehur i pakënaqur me paraqitjen e ekipit të tij ndaj Feronikelit. Gjilani barazoi 1:1 të hënën në Drenas ndaj Feronikelit në ndeshjen e xhiros së 19 të Superligës së Kosovës.
Pas ndeshjes, trajneri Sokoli ka insistuar se gjithashtu nuk është mbetur i kënaqur as me pikën e fituar pasi ka pritur shumë më shumë prej lojtarëve të tij. “Nuk jam i kënaqur e as me rezultatin e as me paraqitjen e lojtarëve të mi. Nuk kemi luajtur qysh jemi marrë vesh dhe kemi bërë shumë gabime në të gjitha repartet. Jemi marrë vesh që të jemi më të saktë në implementimin e detyrave dhe kemi dal jashtë përgatitjeve që kemi bërë për këtë takim. Duhet të përmirësohemi më shumë, ndonëse kjo është vetëm xhiroja e parë në pranverë. Synimi është të tregojmë lojëra cilësore pasi ky ekip mundet shumë më tepër dhe nuk guxon të luaj një ndeshje të luhatshme”, ka thënë Sokoli.
-
Sokoli: Fituam një pikë të madhe
-
Sokoli kritikon ekipin dhe merr përgjegjësinë për humbjen nga Drita
-
Sokoli thotë se lëndimet e kanë frenuar Gjilanin, nuk e di se kur skuadra do të kthehet te fitorja
-
Sokoli: Barazimi na çon në luftë për ekzistencë
-
Sokoli i kënaqur me angazhimin por kërkon më shumë prej ekipit