Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sokoli: Barazimi na çon në luftë për ekzistencë

Trajneri Bylbyl Sokoli që e mori drejtimin e skuadrës së Gjilanit së fundmi, ka thënë se lëndimet janë rezultat i rezultateve jo të mira.

Si rezultat i mosarritjes së fitores kundër Arbërisë, trajneri Sokoli ka thënë se Gjilani tani duhet të mendojë luftën për ekzistencë.

“Mendoj që luajtëm me tension e presion në mungesë të shumë lojtarëve. Nuk e di nëse goli është pozitë jashtë loje. Nëse po, jemi të dëmtuar. Ky rezultat na çon në luftën për ekzistencë. Kemi shumë probleme me shumë lëndime, e gjithë vija e fundit është e lënduar. Ky është problemi jonë kryesor. Duhet të shikojmë se si mund të dalim nga kjo situatë sa më shpejtë”, nënvizoi Sokoli.

Gjilani nuk di për fitore ende në stinorin pranveror. Ka katër barazime e një disfatë.

Artikuj të ngjashëm