Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sociedadi shënon pas goditjes së Januzajt, fiton 3:2 ndaj Granadas

Adnan Januzaj e ka dhënë kontributin e tij në fitoren 3:2 të Real Sociedadit në udhëtim ndaj Granadas.

Futbollisti kosovar në lojë hyri në minutën e 65-të në vend të Cristian Portu. Golin e fitores, 3:2, e shënoi Aritz Elustondo në minutën e 83-të. Në fakt ai përfitoi nga topi i kthyer nga portieri, që ndali goditjen e bukur të Adnan Januzajt.

Ndeshja i takoi xhiros së gjashtë të La Ligas spanjolle. Sociedadi është i treti me 13 pikë. Udhëheq Real Madridi me 16, ndërsa 14 i ka Atletico Madridi.

https://streamja.com/aXJKz