Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sociedadi ndalet nga Getafe, Januzaj luan 69 minuta


Real Sociedadi është ndaluar pas katër fitoreve rresht. Të dielën në shtëpi, Sociedadi ka luajtur baras me Getafen, 0:0. 

Takimi ishte i dominuar nga Sociedadi që nuk arriti të gjej golin. Rast të mirë kishte Alexander Isak, që në minutat shtesë me një goditje të fuqishme qëlloi shtyllën. Në këtë përballje Adnan Janzuaj luajti 69 minuta për Sociedadin. 

Me këtë barazim Sociedadi është në pozitën e pestë në La Liga me 34 pikë pas 21 ndeshjeve të zhvilluara. Getafe renditet në vendin e 16-të me 22 pikë.